Vllaznia do të përballet të dielën ndaj skuadrës së Kukësit, duke nisur nga ora 14:00, në kuadrin e javës së 28-të të Superiores. Përpara kësaj ndeshje, trajneri i kuqebluve, Qatip Osmani, foli për mediat në konferencën e zakonshme për shtyp, ku vlerësoi rritjen e ndjeshme të skuadrës kuksiane javët e fundit, por shtoi se Vllaznia e drejtuar prej tij, është e karikuar për të vijuar rrugën e rezultateve pozitive.

Trajneri Qatip Osmani, i pyetur për shortin e Kupës, u shpreh optimist që Vllaznia do ta kalojë edhe Egnatian për të shkuar në finale dhe për të synuar fitimin e trofeut.

Në ndeshjen ndaj Kukësit, trajneri Qatip Osmani do të ketë mungesat e Kristi Qarrit, Geralb Smajlit dhe Ardit Krymit për arsye kartonësh, ndërsa është rikuperuar portieri Jurgen Mehidri, i cili me gjasë do ta nisë nga fillimi në Kukës.

Artikulli paraprak“14 VJEÇ DHËNDËR” NË TEATRIN “MIGJENI”
Artikulli tjetërVOLEJ FEMRA, VLLAZNIA MPOSHT TEUTËN