Dhuna në sport është kthyer në një “trend” ditët e fundit. Megjithatë, ajo që vjen nga Ukraina është me të vërtetë alarmante.

Një trajner i ekipit U-11 të hokej në akull është bërë protagonist negativ në një ndeshje mes Krivbas dhe Sea Wolves. Nga një incident i çuditshëm në fushë, trajneri lë pankinën dhe me vrap afrohet tek lojtarët kundërshtarë, të cilët nis t’i godasë me grushte dhe shkelma.

Episodi shkaktoi një zemërim të madh te prindërit e lojtarëve, të cilët bënë thirrje për ndëshkimin e trajnerit. Drejtuesit e Sea Wolves ngritën ankesë ndaj trajnerit kundërshtarë dhe e raportuan ngjarjen në polici.

Artikulli paraprakVRASJA E POLICIT MALAZEZ ARDI VELIU LETËR NGUSHËLLIMI HOMOLOGUT NE MAL TE ZI
Artikulli tjetërSHKËNDIJA ELEKTRIKE DJEG MJETIN