“Media dhe të drejtat e fëmijëve” ka qenë trajnimi i radhës i Institutit Shqiptar të Media me gazetarët e Shkodrës.

E pranishme në këtë trajnim ishte juristja Ledia Muraku e cila solli qoftë problemet që janë përsa i përket anës ligjore por edhe mundësitë për të trajtuar më mirë çështjet e të drejtave të fëmijëve. Juristja Muraku kërkoi që mediat të jenë më të kujdesshme në respektimin e të drejtave të fëmijëve. Trajnimi i Institutit të Medias me gazetarët synoi një sensibilizim për mbrojtjen e të drejtave të fëmijeve, moslejimin e abuzimeve si dhe sfidat që gazetarët kanë në të ardhmen për të drejtat e fëmijëve në Shqipëri.

Artikulli paraprakKULEGJIUMI I ARBITRAVE “ANALIZË PËR VITIN FUTBOLLISTIK 2015-2016”
Artikulli tjetërBE: SOT NJE DITE E RENDESISHME PER SHQIPERINE!