Brenda pak ditesh pritet te nis funksionimin nje sisitem i ri dhe i permiresuar i transportit urban ne linjen qytetase.

Kjo pasi pritet te startoje perzgjedhja me konkurs te hapur e subjekteve kandidat per te operuar ne kete sektor. Burime nga bashkia Shkoder bejne me dije per star plus televizion se kriteret e pranimit dhe perzgjedhjes kerkojne nje performance me te mire te ketij sherbimi publik e mbite gjitha mbulim te plote te qyettit te shkodres me transport urban.

Nese me heret kishin funksionuar vetem dy linja urbane si ne brendesi te qytetit dhe ne linjen Shkoder Zogaj , brenda nje kohe te shkurter transporti urban do perfshije keto linja Bahçallek-Fermentim-Bahçallek, Kiras-Stacioni i Trenit –Kiras, Qëndër-Shirokë-Zogaj-Qëndër, Shërbimi Urban në Unazë , Qendër – Tregu i Shumicës së Fruta Perime.

Po ashtu kriter eshte caktuar dhe performance e sherbimit te subjekteve private, ku kerkohet qe mjetet e transportit te jene komode dhe te perfshijne ajrin e kondicionuar. Te merren ne considerate ligji per udhetimin falas te kategorive te vecanta sic jane invalidet dhe ish veteranet, e po ashtu trajtimet me abone per nxenesit dhe studentet.

Pike tjeter ku kerkohet performance pozitive eshte respektimi i orareve dhe frekuesnces se levizjes. Ndersa parashikohet te funksionoje sistemi i pikesismit dhe masat ndeshkimore nese kompania fituese nuk respekton marreveshjen.

Artikulli paraprakZJARRI NË TARABOSH, DIGJEN BIMET MEDICINALE
Artikulli tjetërTË SHTUNËN NË SHKODËR FESTË ME BIÇIKLETA