Mosnjohja e dëshmive të invaliditetit nga operatorët e transportit urban është një problem që vijon prej kohësh në qytetin e Shkodrës.

Sipas kreut të shoqatës së invalidëve të punës është premtuar që në vitin 2017 situata do të gjejë zgjidhje përmes përdorimit të kartave dixhitale. Vënia në zbatim e këtij projekti tashmë varet nga Ministria e Transporteve. Pavarësisht vendimit që invalidët të përfitojnë transport urban falas, kjo nuk është zbatuar në qytetin e Shkodrës. Sipas drejtuesve të operatorëve të transportit publik, kjo ndodh për shkak të parregullsive në pagesat që u adresohen atyre nga institucionet përgjegjëse.

Artikulli paraprakMBLEDHJA E E KEK, RAMA GARANTON MBËSHTETJE
Artikulli tjetërSTADIUMI, ADEMI PËRGJIGJET FSHF: TË KRYEJNË PUNIMET