Një bandë italo-shqiptare është shkatërruar nga antimafia e Romës të enjten e shkuar.

Trafiku i drogës bëhej nga Belgjika në Itali, nëpërmjet linjave të fluturimit, low cost.

Sipas mediave italiane, të arrestuarit janë Julian Tare, Bledar Shtëmbari, Renato Hasa, së bashku me 9 të akuzuar të tjerë.

Banda italo-shqiptare ka kryer importin e drogës që nga 2016-ta dhe më pas e shpërndanin në tregun vendas sipas rregullave të tyre.

Droga shpërndahej nga korrierët nëpër shtëpi, apo klubet e natës, “Star Night” në Viterbo dhe “Canbepina Due Cigni”.

Sasia e drogës, e cila nuk mund të shitej në mënyrë të menjëhershme ndahej në doza dhe fshihej nëpër zona të ndryshme në fshat.

Artikulli paraprakSHQIPTARI NË ITALI PLAGOS ME THIKË GRUAN
Artikulli tjetërFRANCA PËRGATITET PËR MOT EKSTREM, EMERGJENCË DHE NË GJERMANI E BELGJIKË