Sot në orën 10:00 do të nisë seanca e radhës së Kuvendit të Shqipërisë, ku janë planifikuar tre interpelanca. E para shtë kërkuar nga deputeti Artur Roshi me ministrin e Brendshëm në lidhje me ekstradimin e mësuesit turk që dyshohet se ishte i lidhur me lëvizjen Gylen, Harun Çelik,

por edhe cështje të tjera, përfshirë kanabisin. Interpelanca e dytë është kërkuar nga një grup deputetësh me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj për situatën në burgje, emërimet shkarkimet, por edhe rastin e fundit të furtunës në institucionin e vuajtjes së dënimit në Peqin pas ‘shëtitjes’ së Dritan Dajtit në Bllok.

Interpelanca e tretë është thirrur po nga deputetët e opozitës së re me ministrin Klosi për dëmtimet serioze të sipërfaqeve të mëdha pyjore halore në rrethin e Korçës, Kolonjës, Pukës, Mirditës,

Peshkopisë nga procesionaria, shkatërruesja e tyre e pamëshirshme, e cila sipsa tyre ka tharë me mijëra pisha dhe rrezikon mijëra të tjera. Në rendin e ditës janë edhe shumë cështje të tjera, teksa në orën 15:00 do të mbajë një fjalim Presidenti i Parlamentit Europian.

Artikulli paraprakMOTI I KTHJELLËT, POR SI DO TË LUHATEN TEMPERATURAT DITËN E SOTME
Artikulli tjetërSOT VJEN NË TIRANË PRESIDENTI I PE-SË, TAKIME ME METËN, RAMËN, BASHËN DHE FJALIM NË KUVEND