Ministri i Brendshëm italian njëkohësisht zv/kryeministër, Matteo Salvini është kërcënuar me jetë nga tre shqiptarë.

Kërcënimi është bërë përmes një letre anonime, e cila ka mbërritur mëngjesin e sotëm në godinën e ministrisë që ai drejton.“Ke 3 shqiptarë pas qafe, do ekzekutohesh, je derr, gay”-shkruhej në letër.

Salvini ka zgjedhur ta ndajë letrën në rrjetet sociale, duke ironizuar edhe gramatikën e keqe. Krahas letrës së publikuar nuk ngurron t’i dërgojë puthje e përqafime personave që ia dërguan.

“Letra e kërcënimeve, vecanërisht në gramatikën italiane erdhi në Ministri. Ajo tërheq vetëm puthje dhe përqafime! Të shtunën e ardhshme, më 8 dhjetor në 11 në Romë në Piazza del Popolo, ne do të përgjigjemi me buzëqeshjet e mjaft italianëve të respektuar!”, -shkruan Salvini në Instagram.

Artikulli paraprak“EURO 2020”, SHQIPËRIA DHE KOSOVA NJOHIN KUNDËRSHTARËT
Artikulli tjetërKUPA E LIBERTADORES, RIVER PLATE REFUZON MADRIDIN