Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane në portin e Triestes. 26-vjeçari me inicialet K.L është kapur me mbi 13 kg marijuanë.
Pasi zbriti në port me traget nga Greqia, autoritetet e ndaluan automjetin e tij për ta kontrolluar. Policët e pyeten 26-vjeçarin se përse kishte shkuar në Itali dhe ai iu kishte thënë për kontrolle mjekësore. Gënjeshtra e tij është kuptuar lehtë, pasi policët e pyetën për emrin e klinikës apo mjekut. Nga kërkimet në internet rezultoi se emri i dhënë nga shqiptari nuk ekzistonte. Kjo detyroi policinë ta kontrollonte automjetin. I riu shqiptar kishte bërë një vend enkas për drogën që u zbuluan 21 pak të mbështjella me celofan. Pas peshimit rezultoi se shqiptari kishte në automjet plot 13.423 kilogramë marijuanë. Nëse hidhej në treg droga kapte vlerën e 150 mijë eurove