Rikthehen shpërthimet në Fushë Krujë. Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një lokal në këtë zonë në mbrëmjen e 29 nëntorit informon policia e Durrësit.

Policia e Shtetit ka dhënë detaje rreth shpërthimit të ndodhur mbrëmjen e të enjtes në një lokal në Fushë-Krujë.

Policia bën me dije se tritoli ishte vendosur në lokalin e shtetasit Ibrahim Lami, 58 vjeç.

Ndërkohë që grupi hetimor i policisë po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Artikulli paraprakAKSIDENT TRAGJIK! HUMB JETËN PASAGJERI, RËNDË SHOFERI
Artikulli tjetërU GRABITEN 990 MIJË EURO NË PISTËN E RINASIT, SHPALLET NË KËRKIM NJË PERSON