Rikthen shpërthimet me tritol në Krujë. Një sasi eksplozivi është vënë në shtëpinë e shtetasit K. V në fshatin Halil të Krujës. I djegin makinen dhe ne oborrin e baneses i hedhin dy granata dore. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme ne banesen e 60 vjecarit me inicialet K,V sipas policise.

Burimet thane se makina eshte e Agron Vogës, i cili mësohet se është polic rrugor në Tiranë. Ne njoftimin paraprak te policise thuhet se Më datë11.01.2018, rreth orës 23:45, Salla Operative Krujë është njoftuar se në fshatin Halil, Fushë¬Krujë është djegur automjeti tip Audi 80, në pronësi të shtetasit K.V. 60 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë konstatuar se automjeti ishte djegur plotësisht dhe në oborrin e banesës së shtetasit të mësipërm kishte dy granata dore, të cilat u morën nga Specialistët Anti¬ Eksploziv. Grupi hetimor por punon intensivisht për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakAKSIDENT ME PASOJË VDEKJEN TEK MBIKALIMI I SHKOZETIT
Artikulli tjetërDËBOHET DIREKT NGA BURGU, SHQIPTARI I CILËSUAR SI ‘ISLAMIK I RREZIKSHËM’