Një tërmet i fuqishëm ka shkundur mëngjesin e sotëm ishullin më të madh të Greqisë, Kretën. Lëkundja ka qenë e shkallës 5.3 Rihter dhe ka ndodhur në orën 7:39 të mëngjesit, ndërsa epiqendra ka qenë 31 kilometra në juglindje të Heraklion me thellësi 170 kilometra.

Sipas Institutit Sizmik grek dhe guvernatorit rajonal të ishullit Stavros Arnooutakis nuk është regjistruar asnjë dëm.

“Kam folur edhe me kryetarin e Komunës së Anogjisë dhe nuk ka dëmtime. Më shumë u ndje në Heraklion. Ishte termet i shkurtër, 5-6 sekonda. Kam bërë një seri thirrjesh telefonike. Nuk ka asnjë shqetësim apo dëmtim,“ tha Stavros Arnaoutakis.

Ndërkohë që profesori i Gjeologjisë dhe Presidenti i OASP, Efthymi Lekkas ka thënë se “duam kohë për të vlerësuar situatën”.

Artikulli paraprakISH-PRONARËT, EMRAT E PËRFITUESVE NGA FONDI FINANCIAR E FIZIK
Artikulli tjetërRAMA URON KRYEMINISTRIN E GREQISË: VAZHDOJMË BASHKËPUNIMIN E NGUSHTË