Trotuare te zëna dhe rruge pjesërisht te uzurpuara me mallra te ndryshëm vazhdon te mbetet një problem per qytetin e Shkodrës.

Pamjet e filmuar i përkasin zonës se Rusit, por pothuajse ne shumica e trotuareve ne qytetin e Shkodres e kane humbur funksionin per te cilin jane krijuar. Ato nuk jane me rruge kalimi e paracaktuar per kembesoret por jane kthyer ne vendtregtimi per artikujt ushqimore e veshmbathje apo edhe nje vendqendrim per karrigat e tavolinat e lokaleve.

Nderkohe Zaptimi I hapsirave publike nga subjekte te ndryshme private mbetet padyshim shqetesimi kryesor per kembesoret te cilet ne pamundësi për te gjetur nje hapsire te lire mbi trotuare depertojne ne rruge,,duke rrezikuar jo ne pak raste edhe jeten. Pamje te tilla, aspak te denja per nje qytet si Shkodra i gjen pothuajse ne cdo rruge te saj. Mes nje kaosi te tille duket se edhe Policia Bashkiake eshte e pafuqishme te reagoje.

Të ecësh lirshëm mbi trotuar, pa devijuar rrugën në disa raste është mision i pamundur, pasi keta te fundit janë kthyer në shërbim të bizneseve që kanë vendosur tavolinat dhe karriget buzë rrugës.

Artikulli paraprakMBETJET, TERTHORJA: BASHKIA AFAT DERI ME 22 MARS
Artikulli tjetërTOKAT NË TRUSH, AVOKATI: JO MË SHUMË SE 10 VITE