Në një kohë që shumë prej amerikanëve urojnë shërimin sa më të shpejtë të Presidentit Donald Trump, ky i fundit vendosi që t’i surprizojë ata.

Pasditen e së dielës, Trump doli nga spitali ku po trajtohet dhe bëri një shëtitje me makinë duke përshëndetur qytetarët në rrugë.

Një mjek në spital kritikoi ashpër udhëtimin e autokolonës së presidentit për shkak të rrezikut të infeksionit brenda makinës.

Ai tha se ata që ishin brenda makinës së presidentit do të duhet të karantinohen për 14 ditë dhe rrezikojnë të sëmuren.

Mjekët e Presidentit janë skeptik për gjendjen e tij shëndetësore teksa mendonin se sot ai mund të dilte nga spitali.

Por pikëpyetjet vijojnë pasi kreut të Shtëpisë së Bardhë i është ulur niveli i oksigjenit mbrëmjen e djeshme ndaj ai u trajtua me steroide.

Artikulli paraprakJA SI DO TË UDHËTOJNË SHQIPTARËT DREJT VENDEVE TË BE NË 2021-N
Artikulli tjetërNDRYSHIMI I TARIFAVE NGA KOMPANITË CELULARE, AKEP PËRCAKTON PROCEDURËN QË DO NDIQET