Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka konsideruar “gjeniale” urdhrat e Vladimir Putinit për dërgimin e trupave në Ukrainë. Duke u paraqitur në një emision radiofonik të krahut të djathtë, Trump u pyet për përgjigjen e presidentit Biden ndaj dërgimit të forcave ushtarake të Putinit në Ukrainë, shkruan BBC.

“Unë hyra dje dhe aty ishte një ekran televiziv dhe thashë: ‘Ky është gjenialitet’”, tha Trump.

“Putini deklaron një pjesë të madhe të Ukrainës si të pavarur. Oh, kjo është e mrekullueshme. Pra, Putini tani po thotë: ‘Është e pavarur’, një pjesë e madhe e Ukrainës”.

“Unë thashë, ‘Sa i zgjuar është?’ Dhe ai do të hyjë dhe do të jetë një paqeruajtës. Kjo është forca më e fortë e paqes… Ne mund ta përdorim atë në kufirin tonë jugor”.

“Duhet të thuash se është shumë e zgjuar. Dhe e dini cila ishte përgjigja nga Biden? Nuk pati asnjë përgjigje”.

Artikulli paraprakPINI NJË KAFE NË MËNGJES, ZBULONI EFEKTET POZITIVE NË SHËNDET! STUDIMI: UL RREZIKUN E TUMORIT NË TRU
Artikulli tjetërMBI 12.5 MILIONË FËMIJË NË SHBA TË INFEKTUAR ME COVID-19