Edhe pse shumë i morën për të vërteta, Donald trump u përpoq të shpjegonte se komentet e tij mbi rusët dhe e-mailet e zhdukura të Hillary Clintoni ishin sarkastike.

“Po tallesha, – tha ai për Fox Neës një ditë pasi deklarata e bërë shkaktoi zemërim në mbarë vendin. Keni 33 mijë e-maile të fshira, vazhdoi kandidati republikan, problemi i vërtetë këtu është çfarë thuhet në e-mailet e dërguara nga konventa demokratike. Publikimii e-maileve këtë javë nga Wikileaks u ka bërë shumë dëm demokratëve e dyshimet se kjo ishte vepër e inteligjencës ruse, hodhën rrënjë menjëherë. Kremlini mohon çdo përfshirje dhe miliarderi qesh me akuzat se hakerimi u bë për të ndihmuar kandidimin e tij. Por kjo nuk do të thotë se Putin dhe Trump nuk bien dakort me njëri-tjetrin mbi një sërë çështjesh. Persa i takon goditjes së ISIS-it nga Putini, e mbështes plotësisht, tha manjati përpara disa kohësh. “Nëse do që ta bombardojë ISIS-in, le ta bombardojë, këtu nuk shoh ndonjë të keqe”, u shpreh ai. Ajo çfarë dëgjoi shefi i kremlinit ishte: Trump ndan mendimin e tij se në Siri rreziku i vërtetë është Shteti Islamik, e jo Rusia me avionët e saj. Sa për deklaratën e republikanit se Shtetet e Bashkuara mund të mos i ndihmojnë aleatët e NATO-s, si vendet balltike, nëse nuk përmbushin më parë detyrimet e tyre, ajo ishte muzikë për veshët e presidentit rus, që aleancën ushtarake e sheh si kërcënim të shtuar ndaj interesave ruse dhe si ide të vjetëruar në një botë post-sovjetike. “Besoj se zbutja e tensioneve me Mosken, sigurisht nga një pozicion i fortë i yni, do të ishte e mundur”, do të pohonte Trump prillin e këtij viti. Sanksionet perëndimore ua kanë vështirësuar jetën rusëve vitet e fundit dhe marrëdhënia me Uashingtonin është në nivelet e saj më të ulta. A do të ndryshonin vallë ndjeshëm gjërat mes këtyre dy shteteve të fuqishme, nëse në krye të Shtëpisë së Bardhë do të vihej Donald Trump?

Artikulli paraprakALARMI PËR SULME, NDALOHEN ÇANTAT DHE VALIXHET NË PLAZHET E KANËS
Artikulli tjetërHILLARY CLINTON PRANON EMËRIMIN HISTORIK: PO KËRCËNOJNË TË NA PËRÇAJNË