Trupi i shenjtorit më të dashur të katolikëve, Padre Pios, është transferuar nga një manastir në jug të Italisë drejt Vatikanit, me rastin e celebrimeve të  vitit të shenjtë.

Padre Pio është konsideruar nga të gjithë adhuruesit e tij një mrekullibërës. Thuhet se gjatë jetës së tij murgu italian ka përjetuar stigmata, ose ndryshe plagë të njëjta si ato të jezusit gjatë kryqëzimit me gjakderdhje të vazhdueshme në duar dhe këmbë. Trupi i tij u vendos në një kuti qelqi, teksa portreti i është rindërtuar me një maskë të gjallë silikoni, pasi portreti i tij ishte shumë i dekompozuar kur u zhvarros në 2008. Qindra njerëz mbushën rrugët për ti dhënë lamtumirën e fundit murgut, duke prekur arkuvolin e tij të qeltë si një një bekim i fudnit i mrekullibërësit italian. Banorët e San Giovani Rotondo në Puglia kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për këtë zhvendosje të shenjtit. “Personalisht për mua kjo është një ditë e trishtuar. Nuk shkon shenjtori në pelegrinazh, por janë besimtarët që shkojnë te shenjtori, thotë Auro Mizza. “Ndjehem sikur unë kam  humbur diçka, të paktën për këto ditë. Thuhet se njerëzit që kanë jetuar afër detit, kur largohen e ndjejnë shumë mungesën. Për mua është njëlloj sikur më kanë marrë detin, thotë Franco Simone. Në të gjithë botën ka tre mijë grupe lutjeje Padre Pio në të gjithë botëm. Ai u shpall shenjt nga Papa Gjon Pali i dytë në vitin 2002.

Artikulli paraprakRAMA: KUSH NUK VOTËN REFORMËN NË DREJTËSI DO TË “PËRVËLOHET”
Artikulli tjetërGREQIA PARALIZOHET NGA PROTESTAT 24 ORËSHE KUNDËR QEVERISË