Atleti Izmir Smajlaj po kalon një moment të mirë përpara zhvillimit të disa aktiviteteteve të rëndësishme siç është kampionati ballkanik apo lojërat olimpike të Brazilit ku do të marrë pjesë.

Një gjë të tillë e thotë trajneri i tij Vildan Tufi. Trajneri Tufi thotë se Smajlaj stërvitet në kushtet të vështira por vjen pas një përgatitje 3-mujore në Angli. Pretendimet në lojërat olimpike thotë trajneri Tufi janë që Smajlaj të thyerj rekordin kombëtar që mbahet nga vetë ai çka mund të përkthehet më pas edhe në një rezultat pozitiv. Ky është momenti më i mirë për atletin Izmir Smajlaj që të tregojë aftësitë dhe talentin e tij dhe të ngris lart flamurin shqiptar në Turqi apo lojërat olimpike të Brazilit.

Artikulli paraprakKAMERAT NE UNIFORMAT E POLICISE, PREZANTOHET PROJEKTI
Artikulli tjetërVELIPOJA VËMENDJE NË DITËN BOTËRORE TË LIGATINAVE