Me rritjen e temperaturave, edhe turistët vendas e të huaj kthejnë sytë nga zona e Postribës, kjo për shkak të vlerave turistike që përfaqëson.

Ura e Mesit mbetet akoma destinacioni kryesor i të huajve, megjithatrë shumë vendas vizitojnë bregun e lumit Kir. Kjo ka bërë që njësia administrative të angazhojë punonjësit për menaxhimin e zonës. Sa i përket bashkëpunimit me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Shkodër është ngritur bashkëpunimi për mirëmbajtjen e perimetrit të Urës së Mesit.

Gjatë gjithë vitit, turistët e huaj vizitojnë Njësinë Administrative Postribë me qëllim njohjen e vlerave historike që përfaqëson. Ura e Mesit mbetet monumenti kryesor dhe për të cilin është investuar, megjithatë një projekt ekziston edhe për rikonstruktimin e kalasë së Drishtit.

Artikulli paraprakZHVILLOHET MBLEDHJA E RADHËS E KËSHILLIT BASHKIAK SHKODËR
Artikulli tjetërKANALET E KULLIMIT, TË BLLOKUARA NË RRETHINA