Autoritetet turke kanë arrestuar 26 persona të huaj në Stamboll të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik (ISIS).

Të arrestuarit dyshohen se kanë marrë pjesë në konfliktin ne territorin e Irakut dhe Sirisë, muajt e fundit janë arrestuar me qindra persona për lidhje me terrorizmin. Mes tyre shumë persona të huaj, kryesisht nga Siria.

Shteti Islamik është akuzuar për kryerjen e të paktën pesë sulmeve terroriste në Turqi gjatë dy viteve të fundit, duke përfshirë sulmin në aeroportin “Ataturk” më 28 qershor të vitit të kaluar dhe në një klub nate në Stamboll gjatë kremtimeve më 1 janar.

Artikulli paraprakPARALAJMËRIMI I MJEKËVE PËR LARGIM, FLUKSI I PACIENTËVE I PAZAKONTË
Artikulli tjetërZBULOHET FERMA E KANABISIT 3 SHQIPTARË NË PRANGA