Turqia njoftoi sot se do t’u sigurojë qytetarëve të 5 vendeve të Shengenit dhe Britanisë së Madhe një përjashtim të vizave 90-ditore për udhëtime turistike, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ky hap synon të zhvillojë më tej potencialin e turizmit si dhe marrëdhëniet tregtare, ekonomike dhe kulturore me Austrinë, Belgjikën, Holandën, Spanjën, Poloninë dhe Britaninë”, thuhet në një deklaratë të shkruar nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hami Aksoy.

Përjashtimi i vizës do të sigurohet për 5 vendet e Shengenit dhe Britaninë për udhëtime turistike që fillojnë nga 2 marsi për vizita 90-ditore një herë në 180 ditë, shtoi ai.

Artikulli paraprakSKANDALI ME ‘NJOHJEN’ E PAVARËSISË NGA XHAMAJKA, DEPUTETJA E PDK-SË I DEL NË MBROJTJE AMBASADORES: VLORA ÇITAKU VLERË E KOSOVËS
Artikulli tjetër“DJALLI FSHIHET TEK DETAJET”, RAMA PËR ANËTARËSIMIN NË BE: PËR MË TË ‘VEGJLIT’ RREGULLAT S’RESPEKTOHEN, PËR TË ‘FORTIT’ KA GJITHMONË NJË RRUGË