Ish-truproja i ish-kryeministrit Sali Berisha, Izet haxhia do të ekstradohet nga Turqia drejt Shqipërisë. Një vendim të tillë e ka marrë Gjykata e Lartë në Turqi. Lajmi është konfirmuar nga vetë Izet Haxhia .

Haxhia u shpreh se vendimin ia ka dorëzuar sot avokati në shtëpinë e tij. Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg lidhur me vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari. Haxhia ka bërë të ditur pak kohë më parë, se ka mësujar se ëhstë dënuar gjithashtu edhe në Greqi për një tjetër vrasje. Ai ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale, duke nxjerrë shpeshherë të dhëna nga e kaluara e Sali Berishës. Pritet që ardhja e tij në Shqipëri të mund të hapë kutinë e “pandorës” për familjen Berisha.

Kujtojmë se Haxhia ka rrëfyer shpeshherë për trafikun e kokainës që sipas tij kryente Shkëlzen Berisha nga Tirana drejt Vlorës që vitin 1997 me makinën presidenciale të të atit.

Artikulli paraprakPËRPLASJE ME ARMË ZJARRI, NJË I PLAGOSUR
Artikulli tjetër(VIDEO) GRABITJA E ARGJENDARISE NE SHKODER, 2 TE NDALUAR