Tutorja e seksit ‘online’ në gjyq:Nuk e dija që ishte krim

Grupi i 7 femrave të akuzuara për prostitucion online ka dalë sot para gjykatës për masën e sigurisë. Dafina Tresa, drejtuese e grupit, e akuzuar për përshtatjen e ambienteve për prostitucion dhe rekrutimin e vajzave, deklaroi se “nuk e dija se kjo përbënte vepër penale. Vajzat e bënin çdo gjë me dëshirën e tyre.” Në përfundim të seancës, asaj iu dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Arrestimi i 7 femrave dhe i një mashkulli, Artur Bakallit, 33 vjeç, ndodhi në kuadrin e operacionit “Chat Line” në Tiranë më 6 shtator 2017. Operacioni policor i koduar “CHAT LINE 3”. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pranë Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar në D.V.P. Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Chat line 3”, më datë 6.09.2017, arrestoi shtetasit : – D. T., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios “Chat Line”. – A. B., 33 vjeç, banues në Tiranë. – Xh.B., 21 vjeçe, banuese në Tiranë. – A.B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë. – E.D., 21 vjeçe, banuese në Tiranë. – K.B., 19, vjeçe, banuese në Tiranë. – A.K., 19 vjeçe, banuese në Tiranë. Ndiqet në gjendje të lirë shtetasja : – B.D., 17 vjeçe, banuese në Tiranë. Nga puna e mirëorganizuar hetimore ka rezultuar se shtetasja D. T., 32 vjeçe, prej një kohe të gjatë punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej ndërmjet logimit në faqet “Adult Work”, aktivitet të cilin e kryenin në një apartament në bulevardin “Bajram Curri”. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale : – 9 njësi kompjuteri. – 9 ekrane kompjuteri. – 9 kamera për komunikim video online. – 2 laptopë. – 16 lodra plastike të seksit – sende të tjera të cilat përdoren si lodra seksuale. Materialet iu Referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzim të Prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, neni 114 dhe 115 i Kodit Penal, për shtetasen Dafina Tresa, për veprën penale “Shfrytëzim i Prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal, për shtetasin Artur Bakalli, ndërsa për shtetaset Xh.B., A.B., E.D., K.B., A.K., dhe E.D., për veprën penale të “Prostitucionit”, parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakPOLICIA GJEN 16 MILIONË DOLLARË NË BANESËN E ISH-MINISTRIT
Artikulli tjetërPRINDËRIT I GJETËN BURRË NË FRANCË, 12-VJEÇARJA KOSOVARE ARRATISET NGA SHTËPIA