Vllaznia U-19 do të zhvillojë ndeshjen e kthimit të “Uefa Youth Leagua” ndaj ekipit të Astana.

Në takimin e parë Astana fitoi 3-1 ndaj shkodranëve. Në përballjen që tashmë do të jetë në Shkodër trajneri i 19 vjeçarëve Luan Zmijani shprehet se objektiv nuk është vetëm fitorja

por edhe kualifikimi ndërsa drejtori i akademisë Qashif Hoxha thotë se gjithçka është gati.

Ajo që kërkohet në këtë përballje është një mbështetje sa më e madhe e tifozëve ndaj 19 vjeçarëve të Vllaznisë.

Ndeshja e kthimit Vllaznia-Astana do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në ora 17:00.

Artikulli paraprak“PASHKO VASA”, DREJTORI: S’KA NDËRHYRJE NË SHKOLLË
Artikulli tjetërSHKODËR, SEKUESTROHEN 80 KG DROGË, 6 TË ARRESTUAR