Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Shënkollit në Lezhë, ku një i paraburgosur i ka vënë zjarrin qelisë. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:00 ndërsa, i paraburgosuri që beri aktin ekstrem quhet, Artur Ferketa.

Në kohën që i ka vënë flakën qelisë brenda ka patur edhe persona të tjerë. Ka qenë ndërhyrja e gardianëve që ka bërë të mundur parandalimin e përkeqësimit të situatës.

Ferketa ka marrë disa lëndime në trup si pasojë e flakëve, ndërsa më pas i është ofruar ndihma mjekësore e menjëhershme brenda ambienteve të burgut. Për këtë zjarrvënie ende nuk dihen shkaqet por po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ferketa është arrestuar pasi është kapur duke vjedhur një biçikletë në Shkodër.

Artikulli paraprakHAPET GARA PËR KANDIDATË JOGJYQTARË PËR GJYKATA E LARTË
Artikulli tjetërMAXHORANCA NDRYSHON ORËN E SEANCËS TË HËNËN