Një ditë pas atentatit në Vlorë, policia vuri në pranga Armando Sulejmanin, njohur si “Çipuri”, i cili mbeti i plagosur.

Cipuri u arrestua në spital, pasi atij ju gjet një pistoletë me vetë pa lejen e autoriteteve.

Ndaj 43-vjeçarit Sulejmani ka nisur hetimi për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Policia thotë se po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve dhe se për arsye hetimi nuk mund të japë detaje të tjera. Pas krimit ku mbetën të vrarë dy persona, kunati dhe shoku i Çipurit, autorët dogjën në fshatin Babicë makinën e krimit, e cila rezultoi nga hetimet të ishte e vjedhur në qytetin e Fierit.

DEAJET e atentatit
Mbi 15 persona janë shoqëruar nga policia për atentatin e djeshëm në Vlorë, ku u shënuan dy viktima ndërsa vetë shënjestra, Armando Sulejamani.

Pas marrjes në pyetje në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe konfliktet të mundshme të mëparshme, të shoqëruarit janë lënë të lirë.

“Çipuri” bashkë me kunatin, Aurest Rexho, 37 vjeç dhe me shokun e tij Arjan Hasani 45 vjeç, ishte në një automjet tip Passat në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, kur i është bërë atentat nga persona ende të paidentifikuar.

Viktimë mbeti në vend shoferi, Arjan Hasani, i cili shihet edhe në këtë foto të siguruar nga Report Tv në vendin e ngjarjes.

Aurest Rexho ka mundur të dalë nga makina dhe u gjet nga policia i vdekur në rrugë, rreth dy metra larg automjetit. Ai ishte ulur në vendin e parë të pasagjerit.

Ndërsa shënjestra e këtij atentati, Armando Sulejmani ishte pasagjer në sedilejn pas shoferit. Ai mbeti i plagosur me dy plumba nga të shtënat me breshëri kallashnikovi të autorëve.

Këta të fundit u larguan me automjet i cili u gjet i djegur nga policia në fshatin Babicë të Vlorës.

Në vendngjarje policia gjeti më shumë se 25 gëzhoja ndërsa në makinën e djegur u gjetën tre armë automatike.

Ende policia nuk ka një kronologji të qartë se si ka ndodhur ngjarja por ajo që dihet është se “Çipuri” është një person me precedentë të shumtë penalë.

Artikulli paraprakKLOSI: GJOBË KRYEBASHKIAKËVE QË LEJOJNË NDOTJE
Artikulli tjetërFOTOT E JAVËS SË KALUAR SIPAS REUTERS: KRYESON RAMA ME BOJË