Pas tërmetit të 26 Nëntorit ka pësuar dëmtime godina e Komisariatit të Policisë së Kurbinit. Pas inspektimit godinës i është vënë shiriti. Personeli është larguar dhe aktualisht po punohet në katin e parë, ku ka më pak probleme nga tërmeti.

Ndërkohë godinat e Gjykatës dhe Prokurorisë së Kurbinit kanë nisur nga puna pasi dëmtimet nuk përbëjnë rrezik. Nga ana tjetër godina e Gjykatës së Lezhës ende nuk është inspektuar duke sjellë pezullimin e gjyqeve deri në vlerësimin e dëmeve.

Artikulli paraprakINFO PLUS – 05.12.2019
Artikulli tjetërMETA HEDH SOT SHORTIN PËR KED-NË, ÇFARË DO TË BËHET ME DVORANIN PAS PADISË?