Nis shembja e gjimnazit ‘Sami Frashëri’ në kryeqytet. Mjediset e gjimnazit u zbrazën për t’i lënë vendin shembjes së plotë të godinës ditën e sotme. Gjimnazi u ndërtua në vitet ’60, ndërsa do të jetë shkolla e parë që do të rindërtohet pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pas vlerësimit nga ekspertët u vendos se shkolla duhet shembur. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha pak ditë më parë se shkolla, ku edhe ai ka studiuar do të shembet për t’u ndërtuar më e madhe dhe më e fortë.

“Sami Frashëri” pritet që të jetë një prej shkollave që do të përfitojnë nga grantet e qeverisë të fituara në Bruksel gjatë Konferencës së Donatorëve, 1.15 miliardë euro. Në të gjithë vendin, pra në bashkitë e prekura nga tërmeti vijon shembja e shkollave, pallateve dhe banesave të shpallura të pabanueshme.

Artikulli paraprakZV/DREJTORI I POLICISË: FUNDJAVA MBYLLUR! SOT NISIM KTHIMIN E LEKËVE TË GJOBAVE
Artikulli tjetërI VENDOSI GJOBË, QYTETARI QËLLON ME THIKË EFEKTIVIN E POLICISË