U kapën me 1 milion € drogë, lihen në burg trafikantët shqiptarë

Pesë personat të cilët këtë javë u arrestuar nga policia italiane në Ferrara, që sekuestroi një sasi droge prej rreth 120 kg marijuhanë janë lënë në burg. Siç raportojnë mediat lokale, ata dolën para gjykatës që vendosi për të 5-të masën e arrestit me burg pa afat. Tre shqiptarët e arrestuar gjatë aksionit të koduar “Cargo” janë Vital Meço, 43 vjeç; Tonin Bibaj 33 vjeç e Alfred Gjoka, 36 vjeç. Droga që vinte nga Spanja, nëse shitej do ti sillte rreth 1 milionë euro, kanë llogaritur mediat italiane.

Artikulli paraprakMERR FLAKE KAMIONCINA E DEPOZITIMIT TE MBETJEVE.NUK KA TE DEMTUAR
Artikulli tjetërPPE, PËR “TAHIRIN”: JO PRESION PROKURORISË