Portieri i Liverpulit vijon që të jetë në qendër të vëmendjes, pasi ishim gabimet e tij që ia bënë më të lehtë Realit të Madridit fitoren e trofeut të 13 të Champions League.

Sipas mediave britanike Loris Karius ka marrë kërcënime me vdekje pas finales për gafat, ndërsa shprehet se pas përballjes me Realin nuk ka mbyllur asnjë sy gjumë.

“Gabimet që bëra më shfaqen pa pushim si film përpara syve. Nuk kam mbyllur sy pas ndeshjes. Më vjen keq për shokët, tifozët dhe stafin.

E di që me dy gabimet e mia shkatërrova një finale. Do doja vetëm të ktheja kohën pas, por e di që nuk është e mundur.”

Reali fitoi finalen 3-1 përballë Liverpulit duke shkruar historinë, pasi askush më parë nuk e ka bërë një gjë të tillë, që të arrijë të ngrejë tre trofe radhazi në Champions League.

Artikulli paraprak‘CRISTIANO QËNDRO’/ LOJTARË DHE TIFOZË TË GJITHË BASHKË THIRRJE RONALDOS, FESTË NË MADRID/ VD
Artikulli tjetërVIDEO/ RAMA JEP LAJMIN E MIRË: NJIHUNI ME MJEKUN QË LA GJERMANINË PËR TË PUNUAR NË DIBËR