Jane zbardhur emrat e personave të shoqëruar në komisariatin nr.6 pasi u konfliktuan me policinë dhe bllokuan rrugën tek Unaza e Re.

Mësohet se të shoqëruar janë Gazmend Koka, Arben Qtrqyni, Klevis Balliu, Muharrem Rexha dhe Florian Protoduari.

Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për opinionin publik. Ai është një nga qytetarët që ka qenë më aktiv në protestën disa mujore në zonën e Astirit dhe nuk është hera e parë që është shoqëruar në polici.

Ndërkohë, në shenjë solidarizimi me të shoqëruarit, një grup banorësh vijojnë të ulur këmbëkryq në rrugë para komisariatit.

Artikulli paraprakPAS ISH-KREUT TË KOMUNËS KASHAR, ARRESTOHEN 4 TË TJERË, ZBARDHET SKEMA E MASHTRIMIT ME DY PALLATE
Artikulli tjetërFITOI LIRINË ME GARANCI 5 MLN LEKË, PROKURORIA APELON VENDIMIN PËR MARTINAJN