Kryetari i Partisë Qendra e Serbisë, partisë më të madhe opozitare serbe, Zdravko Ponosh, është shprehur se Milan Radoiçiç është liruar nga paraburgimi edhe pse dyshohet për organizimin e sulmit në Banjskë pasi ka arritur marrëveshje me autoritetet në Serbi.

“Jam i bindur se marrja e përgjegjësisë së plotë nga Radoiçiç për ngjarjen në Banjskë dhe paraqitja e tij në polici është rezultat i marrëveshjes së arritur mes tij dhe qeverisë së Serbisë. Besoj se lirimi i tij është gjithashtu pjesë e kësaj marrëveshjeje. Nuk është e papritur”, tha Ponosh për median serbe “Danas”.

Prokuroria e Lartë në Beograd ka njoftuar se do të apelojë vendimin e gjykatës për të mos e mbajtur në paraburgim Radoiçiç, i cili akuzohet për shumë krime në lidhje me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë në veri të Kosovës.

Artikulli paraprakKËRCËNIMET NDAJ ZYRTARËVE TË DREJTËSISË, DELEGACIONI I BE: THELLËSISHT TË SHQETËSUAR
Artikulli tjetër“RAMA TË BOJKOTOHET DHE PËRÇMOHET NGA SHQIPTARËT”, VASILI REAGON PAS DEKLARATËS PËR KOSOVËN