Mbahen sot homazhe në nder të aktorit të njohur shqiptar, Mirush Kabashi, i cili ndërroi jetë dje pas një sëmundje të rëndë. Ashtu siç edhe ishte përcaktuar, homazhet do të mbahen në Muzeun Historik Kombëtar.

Homazhet për ikonën e artit shqiptar do të mbahen duke nisur nga ora 10:00-13:00 në hollin e Muzeut.

Aktori i madh, Mirush Kabashi u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 75-vjeçare, pas një beteje 3-vjeçare me një sëmundje të rëndë.

Artikulli paraprakBERISHA: SAPO TË CAKTOJMË DATËN PËR PROTESTËN, DO TA THEMI
Artikulli tjetërU KAP DUKE TRANSPORTUAR NË MAKINË NJË ÇANTË ME KANABIS, ARRESTOHET 22-VJEÇARI NË LEZHË