Mario Meshini është i riu i cili është ndaluar nga policia si bashkëpunëtor në vrasjen e Devi Kasmit. Por avokati i të ndaluarit ka thënë sot se Meshini dhe Kasmi ishin miq, ndërsa autorët i drejtuan edhe atij armën në kokë. “Ka qenë duke biseduar në kohën e ndodhjes së vrasjes. I ka vendosur pistoletën në kokë edhe Mario Meshinit, ai ka thënë se nuk kam lidhje.

Autori, sipas policisë ka ikur në këmbë dhe ka ikur në motor tjetër. Ky ka qenë pa skafandër dhe jo i mbuluar, pasi ka shkuar në banesë ka qenë i tronditur. Arrestimi nuk është për të grumbulluar prova, por e kundërta. Meshini është me arsim të lartë, me biznes, ka biznes familjar, është në gjendje të mirë ekonomike’, është shprehur avokati . Meshini ka thënë se e njeh viktimën dhe rrinte në palestrën e tij. Ai ka thënë që viktima ka pasur probleme me tjerë, ka shpjeguar çdo gjë me ndershmëri. Ata ishin miq, familjarët e tij kanë qenë në varrim dje. Meshini u shoqërua dje pasdite rreth orës 17:00” deklaroi avokati.

Mario Meshini, i arrestuar mbrëmë nga policia e Tiranës, dyshohet se është bashkëpunëtori i Domart Konjarit në vrasjen e Kasmit para dy netësh. Ai dyshohet se ka ndihmuar autorët që të largohen nga vendi i ngjarjes.

Artikulli paraprakPLAGOSJA E 19-VJEÇARIT, ARRESTOHET 27 VJEÇARI BASHKË ME TË FEJUAREN
Artikulli tjetër16 VJECARI ME ARME NE SHKOLLE, ARRESTOHET BASHKË ME SHOKUN