Një 18-vjeçar, i aksidentuar me motoçikletë me 26 mars në Sarandë, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Viktima, Arber Lybeshari, u aksidentua në rrugën Turizëm- Kanali Cukës, ku mendohet se në tentativë për të shmangur një gropë në rrugë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë.

Pas aksidentit ai u transportua në koma me helikopter drejt Tiranës, ku pavarësisht ndihmës së mjekëve, nuk ka arritur t`i mbijetojë plagëve të marra.

Ceremonia e lamtumirës do të zhvillohet nesër, 2 prill 2019 në orën 11:00 në Sarandë.

Artikulli paraprakSINDIKATA E ARSIMIT: DO BLLOKOJMË PROCESIN MËSIMOR
Artikulli tjetërPËRGJIMET:SHQIPTARI KËRCËNONTE ME VDEKJE SIPËRMARRËSIN ITALIAN