Piloti italian, Guido Guidi, i cili u rrëzua me avionin e tij privat tip ‘Piper’ në Ishëm të Durrësit, i ka kërkuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda 10 mijë eurot që ai la si garanci për tu liruar nga qelia.

Kujtojmë se Guidi u la i lirë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e tij për të lënë garancinë pasurore në këmbim të lirisë në janar të 2017. Tashmë Guidi kërkon paratë me pretekstin se Prokuroria nuk ka gjetur prova për implikimin e tij në trafikun e drogës, gjë për të cilën u akuzua kur avioni i tij u rrëzua në Ishëm më 15 shtator të 2016.

Krimet e Rënda kanë konfirmuar se paratë nuk do t’i kthehen pasi janë në pritje të një letërporosie nga Italia ku kërkohet të dihen se kush ishin bashkëpunëtorët e Guidid në udhëtimin turistik ashtu siç pohoi ai.

Ndërkohë Prokuroria ka deklaruar se Guidi gënjen pasi në Shqipëri ka mbërritur për të kryer trafik Kombëtar.

Artikulli paraprak100 MIJË EURO DËMSHPËRBLIM, PANUCCI NUK I NDAHET NISHANIT, ANKIMON VENDIMIN E GJYKATËS SË TIRANËS
Artikulli tjetërSHQIPTARI DHE GRUAJA SHTATËZËNË KAPEN ME 2,5 KG HEROINË DHE 6.200 EURO