Trupi i pajetë i 24-vjeçarit shqiptar që u vra në Itali, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit. Viktorjan Picaku do të përcillet për në banesën e fundit në vendlindjen e tij në zonën e ish-kënetës në Durrës.

 

Familja e të riut apeloi në media për të mbledhur ndihma ekonomike që trupi i djalit të tyre të kthehej në atdhe. Pas këtij apeli, komuniteti shqiptar në Itali mblodhi fonde për transportimin drejt atdheut të trupit të Viktorjanit.

 

24-vjeçari Picaku u ekzekutua me armë nga dy italianë mbrëmjen e 1 Gushtit në Abbazia, në Korato. Dy autorët u vetëdorëzuan në polici dhe pranuan krimin. I riu shqiptar u vra për shkak të një vajze, të cilës i doli në mbrojtje.

Artikulli paraprakVUÇIÇ: ZGJIDHJE TË LEHTË DHE PA DHIMBJE NUK KA PËR KOSOVËN
Artikulli tjetërPËRQAFIMI I FUNDIT…!