Ndërmarrja e ujësjellës fshat në Shkodër është bërë fituese e dy kamionëve të kombinuar për larje tubacioni dhe mbledhjen e ujrave të përdorura të cilat do të jenë në shërbim të plazhit të Velipojës dhe zonës së Malësisë së Madhe.

Këto kamion janë dhuratë e Bashkimit Europian. Shefi i të ardhuravë në ndërmarrjen e ujësjellës fshat Ndoc Prela flet rreth këtyre kamionëve që do t’i shërbejnë Velipojës dhe Malësisë së Madhe. Aq më tepër edhe në ardhjen e sezonit të verës dy kamionët për mbledhjen e ujrave të përdorura por edhe një sërë funksionesh të tjera marrin një rëndësi edhe më të madhe. Velipoja dhe Malësia e Madhe kanë vuajtur deri tani për mjete të tilla të modernizuara dhe tashmë gradualisht ndërmarrja e ujësjellës fshat po krijon mundësinë për të qenë në shërbim të qytetarëve.

Artikulli paraprak“ ARREST ME BURG” PËR OFICERIN E POLICISË ZEF MIRASHI
Artikulli tjetërVENDORËT: KUSHTET EKONOMIKE DETYROJNË TË MERREN ME DROGË