“Çdo gjë do dashuri”, kjo ishte kënga që triumfoi në edicionin e 56-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë në Shkodër.

21 këngë garuan për të fituar vendin e parë, por vetëm dyshja nga Elbasani, Iris Sula dhe Samanta Qoshku arritën të triumfonin në festivalin më prestigjoz të këngës për fëmijë në trojet shqiptare.

Vajzat nuk e prisnin fitoren, por janë tejet të emocionuara që arritën të përzgjidheshin si më të mirat.

Për Mjeshtrin e Madh, Kujtim Alija, drejtor i këtij festivali prej shumë vitesh, u përmbyll me shumë sukses edhe një tjetër edicion i këtij festivali. Alija falendëron autorët e këngëve për fëmijë, të cilët i dhanë jehonë notave muzikore të këngëtarëve të vegjël, të mbledhur nga të gjitha trojet.

Bashkia Shkodër ka qenë mbështetëse kryesore e këtij eventi. Për Kryetaren Voltana Ademi, edhe pse me shumë vështirësi, ky edicion shkoi ashtu siç duhej të ishte.

Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë përmbyll në këtë mënyrë një tjetër edicion të suksesshëm, mes tingujve magjik të fëmijëve, të cilët kanë ditur shumë mirë të mbajnë mbi vete një histori të jashtëzakonshme.

 

Artikulli paraprakTREGTARËT DENONCOJNË NË “INFO PLUS”
Artikulli tjetër“JETA POLITIKE NË ARKIVIN E ATSH-së”