Një reagim për uljen e pagës bazë që pretendojnë aktorët e teatrit “Migjeni” ka bërë edhe prefekti i Shkodrës Paulin Radovani duke qenë kundër këtij veprimi të bashkisë.

Prefekti ka biseduar me nënkryetaren e bashkisë Emilia Koliqi dhe i ka pranuar uljen e pagave por në të ardhmen mundet që ta marrin sërish shtesën. Aktorët Besnik Çinari dhe Drande Xhaj reaguan sepse qeveria i rriti me 75 mijë lekë të vjetër pagën por bashkia edhe pse e zbatoi këtë vendim, i uli pagën bazë përmes një vendimi të këshillit bashkiak.

Artikulli paraprakOBSERVATORI PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE, TAKIM NË SHKODËR
Artikulli tjetërBERISHA: OPOZITA MIRATOI MBREME REFORMEN