Zjarrefikesit e Shkodres prej 12 vitesh kishin vetem nje uniforme te cilen koha e kishte vjeteruar.

Mengjesin e kesaj te hene eshte prezantuar uniforma e re per 33 punonjes te ketij reparti. ndersa nenkryetari i Bashkise Shkoder Arben Gjuraj tha se shume shpejt do sigurohen dhe pajisje dhe mjete te reja shtese qe ndihmojne kete repart ne nje siguri me te larte per veten por dhe te tjeret. Fondi per kete sektor eshte 40 milion leke te vjetra.

Megjithate uniforma kuptueshem nuk zgjidh problemet e shumta logjistike dhe ne burime njerezore me te cilen perballen prej vitesh reparti i zjarrefiksve. Por per kete duhet nje vemendje dhe fonde me shume sesa mundet te akordoje Bashkia Shkoder.

Ndersa reparti zjarrefikes i shkodres ehste ne pritje te nje mjeti te ri, por fondi qe kane aktualisht ne dispozicion , nuk ehste i mjaftueshem per blerjen e nje mjeti cilesor , ndaj ky investim ka mbetur pezull.

Artikulli paraprakNIS REHABILITIMI I VARREZAVE TË DËSHMORËVE NË 12 QARQE
Artikulli tjetërNIS VETINGU TE KRIMET E RËNDA NË FILTËR 10 DOSJET E DY GJYQTARËVE