Edhe Universitetit e tjera të vendit i janë bashkuar sot bojkotit të mësimit teksa përkon me nisjen e vitit të ri akademik.

Profesori Arjan Gjini, kreu i sindikatës së pedagogëve në Gjirokastër në një prononcim për mediat tha se bojkoti do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

“Stafi akademik dhe studentët i kanë mirëpritur këtë protestë. I jemi bashkuar protestës, pasi prurjet janë të ulëta. Nëse do ecim me këto ritme, do mbyllet ky universitet. Ne kërkojmë që ligjvënësit të gjejnë rrugët e duhura dhe të rijetëzohet jeta në Universitete. kjo është një bashkëpunim i brendshëm. nëse do hyjmë në auditorë, ato janë boshë. Askush nuk është në auditorë.

Ne përpiqemi që kjo protestë të arrijë rezultatin e duhur, që të plotësohen kërkesat. Ka disa problematika që i janë bashkuar protestës. Ne do të mblidhemi dhe të shpresojmë që protesta të jetë në të mirë të arsimit të lartë në Shqipëri.”, tha Gjini.

Ndërkohë, edhe Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’ është bojkotuar mësimi nga ana e pedagogëve, ku stafi akademik vijon protestën.

E njëjta situatë ndodh dhe në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, si dhe në atë të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 17.10.2022
Artikulli tjetërNUNCI APOSTOLIK: PO PËRPIQEMI QË PAPA TË VIJË NË SHKODËR