Universiteti i Shkodres “Luigj Gurakuqi” ka shpallur zyrtarisht rezultatete zgjedhjeve te mbajtura nje dite me pare per drejtuesit e ri te ketij institucioni.

Kryetari i Komisionit Institucional te Zgjedhjeve Mehdi Kroni beri te ditur fituesit per rektor, dekan dhe pergjegjes departamentesh nga ku rezulton se rektori i ri Adem Bekteshi ka marre 51.8 % te votave ndersa vetem 2 kandidate per pergjegjeste departammentesh nuk kane mundur te marrin 50+1 % te votave. Ndersa lidhur me procesin e zgjedhjeve kryetari Kroni thote se nuk eshte konstatuar asnje problem dhe se gjithcka eshte zhvilluar normalisht. Ne procesin e zgjedhjeve kane votuar 1755 studente dhe 181 pedagoge nga 6900 srudent dhe 200 pedagoge qe ishin regjistruar ne listen e e zgjedhjeve. Nderkohe nga rezultati perfundimtar Adem Bekteshi ka marre 1078 vota perballe Arjeta Troshanit qe mori 948 vota.

Artikulli paraprakSONDAZHI, SHQIPTARËT S’KANË INFORMACION PËR REFORMËN NË DREJTËSI
Artikulli tjetër“Ti Shqipëri më jep nder”, slogani i kombëtares për “Euro 2016”