UniRank është platforma onile që ka bërë rankimin e të gjitha universiteteve publike dhe private në Shqipëri. Në 30 institucione arsimore universitare, unievrsiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër renditet I katërti për nga vizitueshmëria e ëebit online. Bazuar në statistika dhe të dhëna në serverat e të gjitha platformave online të 30 universiteteve, ai I shkodrës rezulton në 4 më të vizituarit nga studentët.

Rankimi u bë në bazë të 3 kritereve kryesore: akreditimi I universitetit përkatës, ofrimi I të paktën 4 diplomave universitare dhe pasuniversitare dhe mënyrës së organizimit të kurseve universitare, pra zhvillimin e mësimit në auditore dhe jo përmes platformave online.

Ky rankim I universiteteve është pjesë e 13 mijë rankimeve të liçensuara të zhvilluara nga UniRank në 200 vend të botës.

Platforma online e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” është e aksesueshme për të gjithë studentët e këtij universiteti por jo vetëm si një mënyrë shumë e mirë e përftimit të informacionit dhe njoftimeve të ndryshme në kohë reale.

Artikulli paraprakSHKODËR, 20 ÇIFTE PELIKANËSH KAÇURREL “PUSHTOJNË” LIQENIN
Artikulli tjetërRIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “MALËSORËT E MULLIRIT” NË BERDICË