Turistët e huaj përballen me këto pamje kur vizitojnë Urën e Mesit apo Kalanë e Drishtit.

Aty ku duhej të mbizotëronte lulëzimi dhe pastërtia fare pranë ujit të Kirit dhe mureve të vjetra të urës vendin e kanë zënë mbeturinat.Të hedhura ashtu në tokë ,askujt tashmë nuk i bën përshtypje sepse kjo panoramë është e trashëguar prej vitesh.Përvecse krijojnë një imazh negative, këto mbetje rrezikojnë të kthehen në burim sëmundjesh kur jemi në prag të stinës së verës kur edhe koha bëhet më e nxehtë. Ura e Mesit është monument culture ndër më të vjetrit në vrn dhe në llojin e saj.Ndodhet rreth 7 km larg qytetit të Shkodrës dhe reklamohet nga agjencitë turistike të Shkodrës si një nga monumentet e kulturës me vlera të mëdha dhe si simbol i qytetërimit të lashtë të Shkodrës.Vlerat e kesaj ure shtohen edhe nga terreni piktoresk pranë saj, me shkëmbinj dhe ujin e pastër të lumit Kir.

Artikulli paraprakBUXHETI I 2016-ës I HAP RRUGË INVESTIMEVE NË NJËSINË RRETHINA
Artikulli tjetër“UNË MBROJ FËMIJET” SHFAQET TEATRI SOCIAL