Një vit më parë, pas shumë kohësh, ura e vjetër e Bunës iu nënshtrua rikonstruksionit. Edhe njëherë, një ndër simbolet e qytetit të Shkodrës fitoi madhështinë që kishte dikur.

Sapo është bërë një vit nga rikonstruksioni i kësaj ure, ndërsa problemet janë shfaqur edhe njëherë.

Një ndër shqetësimet kryesore është kalimi i motoçikletave përgjatë gjithë gjatësisë së saj, të cilat çojnë në dëmtimin e dërrasave. Pothuajse në të gjithë urën dallohen qartë dëmtimet që i janë bërë për shkak të motoçikletave.

E vetmja zgjidhje është ndalimi i qarkullimit të tyre mbi këtë urë.

Ndërkohë, prej muajsh ndriçimi ka dal jashtë funksionit. E vetmja gjë që ka mbetur janë kabllot e ndriçimit në anë të urës, të cilët janë këputur nga njerëz të papërgjegjshëm.

Mungesa e ndriçimit shton jo vetëm rrezikun e kalimit nga moshat e treta, por edhe të përdorimit të rrugës si një vend të konsumit të lëndëve narkotike.

Ura e Bunës, nëse nuk vijon të mirëmbahet, i njëjti fat e pret. Ndërsa investimet, vijojnë të mbeten vetëm në harkun e premtimeve elektorale, njëlloj siç ndodhi me të një vit më parë.

Ajo është ndërtuar me fonde të perandorisë osmane në fund të shekullit të XIX-të, ndërsa karakterizohej nga mekanizmi i hapjes në formë manuale.

Megjithatë, prej vitesh tashmë vijon të jetë jashtë funksionit. Në këtë mënyrë është penguar edhe lëvizja e mjeteve lundruese.

 

Artikulli paraprakVERA RIKTHEN TRAFIKUN NË SHKODËR
Artikulli tjetërÇIKLIZËM, VLLAZNIA PËRGATITET PËR KAMPIONATIN KOMBËTAR