Dominika ka qenë stacioni i parë i Uraganit Maria. Kryeministri Roosevelt Skerrit thotë se dëmet janë të mëdha.

“Ne kemi humbur gjithçka që paratë mund të blejnë,” tha ai në një postim të Facebook. Uragani u përforcua në një kategori “potencialisht katastrofike” të fuqisë pesë, përpara se të bënte ulje në ishullin e Karaibeve. Më parë z. Skerrit kishte postuar përditësime të drejtpërdrejta kur çatia e tij u shqye, duke thënë se ai ishte “në mëshirën e plotë të stuhisë”.

“Frika ime më e madhe për mëngjesin është se ne do të zgjohemi nga lajme që raportojnë për plagosje të rënda fizike apo dhe vdekje të mundshme si pasojë e rrëshqitjeve të tokës të shkaktuara nga shira të vazhdueshëm”. Maria po ecën përafërsisht në të njëjtën rrugë si Irma, stuhia që shkatërroi rajonin këtë muaj.

Artikulli paraprakFLECKENSTEIN KONFERENCË TË MËRKURËN PËR TAKIMET NË TIRANË
Artikulli tjetër“VJESHTË 2017”, BIE NË PRANGA 52 VJEÇARI