Në bibliotekën shkencore të universitetit “Luigj Gurakuqi” u organizua aktiviteti “Letërsia, mes profesionit dhe pasionit”. Të ftuar në këtë aktivitet të organizuar në kuadër të ditës së librit ishin pedagogët e departamentit të Letërsisë, për të prezantuar jo vetëm profilin si profesionistë të fushës, por edhe krijues të letërsisë. Drejtorja e bibliotekës Alketa Bekteshi, tregon arsyet e përzgejdhjes së departamentit të letërsisë për këtë event.

Ky aktivitet ishte I konceptuar në një formë ndryshe ku studentët intepretuan pjesë nga krijimtaria e pedagogëve Arben Prendi, Alfred Çapaliku dhe Ridvan Dibra.
Për shkrimtarin Alfred Çapaliku, projeksioni I kohës si rastësi mbetet një frymëzim tepër I vlefshëm, siç tregon edhe vetë poeti, koha dhe rastësia janë frymëzim për të.

Për shkrimtarin Ridvan Dibra, zhveshja e botës së brendshme të individit që në këndvështrimin e tij është shumë I ngjashëm me tjetrin në çdo vend të botës mbetet një frymëzim I realizuar në veprën e tij.

Për drejtorin e departamentit të letërsisë, aktiviteti I sotëm përveçse përcjell vlera kulturore, prezanton edhe pedagogët në një dimension tjetër, atë të shkrimtarit.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, LIROHEN HAPËSIRAT PUBLIKE NË PEDONALE
Artikulli tjetërGJYKATA VENDOS “ARREST SHTËPIE” PËR DREJTORIN E BURGUT TË REÇIT