Duke pushuar në resortin luskoz në Marmara, presideti turk Recep Tayyip Erdogan mori një telefonatë që e paralajmëroi që jeta e tij dhe fati i Turqisë, ishte në fije të perit.

Nga ana tjetër e telefonit fliste komandati i parë i Forcave të Armatosuar Turke, i cili e paralajmëroi presidentin se 3 helikopterë të tipi Blackhawk në bordin e të cilëve ndodheshin rebelë, po shkonin të merrnin peng, apo ta vrisnin. Menjëherë eskorta e presidenti 62-vjeçar u vu në lëvizje për t’i shpëtuar jetën duke e shoqëruar atë në avionin e tij privat, ndërsa tre helikopterët ushtarakë po drejtoheshin në hotelin ku po qëndronte Erdogan. Por dhe pas hipjes në avionin presidentcial, frika për liderit turk nuk kishte mbaruar ende, ai u njoftuar se avion ushtarak të tipi F-16 , e ndiqnin për ta rrëzuar. Një zgjuarësi e pilotëve të cilat mundën që të kamuflonin identitetin e avionit si një fluturim pasagjerësh, shmangur fatkeqësinë. Sipas DailyMail, ushtarakët e rebeluar ndaj regjimit të Erdogan hynë në hotel në tentativën për ta vrarë, por ata ishin 15 minuta me vonesë. Ushtarë besnik ndaj presidentit nisën një shkëmbim zjarri me rebelë, ndërsa turistët që qëndronin në hotel kanë treguar se dëgjoheshin zhurmat e helikopterëve që fluturonin ulët dhe të shkëmbimin të zjarrit. Erdogan arriti që të strehohej në vilën private të Serkan Yazici, djali i një miku të presidentit, ndërsa dy orë më pas arriti të mbërrijë në Stamboll. Në një intervistë të dhënë më pas për CNN vetë erdogan ka thënë: ‘Një sulm u organizua kundër meje kur isha në Marmara. Dy nga rojet e mia u vranë. Nëse do të kisha qëndruar 10 apo 15 minutes më shumë, do të isha vrarë apo do të isha marrë peng.

Artikulli paraprakKRIZA E EMIGRANTËVE, 22 TRUPA GJENDEN PAJETË NË NJË VARKË NË MESDHE
Artikulli tjetërERDOGAN SHPALL 3 MUAJ GJENDJE TË JASHTËZAKONSHME NË TURQI