Në mes tensioneve midis Turqisë dhe Gjermanisë, disa deputetë gjermanë kanë bërë thirrje për tërheqjen e trupave ushtarake të vendit të tyre në bazën ajrore të Inçirlik në shtetin turk.

Baza ajrore koordinon sulmet ndaj të ashtuquajturit Shteti Islamik, si pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Shqetësimi për aviatorët gjermanë të vendosur pranë kufirit sirian në jug të Turqisë ka ardhur si nga deputetë të koalicionit qeverisës ashtu edhe ata të opozitës. Florian Hahn, zëdhënës për sigurinë dhe politikën e jashtme të Kristian-Demokratëve (CSU), me bazë në Bavari dhe shumë e afërt me partinë e Angela Merkel, tha se ushtarët dhe oficerët gjermanë mund të bien pengje në lojërat e pushtetit turk. “Në mes të kësaj atmosfere të nxehtë është bërë gjithnjë e më e paqartë nëse qeveria turke mund të garantojë mbrojtjen e ushtarëve tanë në Incirlik”, tha ai për gazetën gjermane “Bild”. Hahn i bëri thirrje qeverisë gjermane që të ndalojë investime infrastrukturore në bazën ajrore në fjalë dhe transferimin e “Tornados” në një vend tjetër. Shqetësime të ngjashme erdhën edhe nga Partia e Majtë, forcës kryesore opozitare në Gjermani. “Nën dritën e zhvillimeve aktuale në Turqi, është e vonuar tërheqja e Tornadove (avionëve) tanë dhe ushtarët. Duhet të ndalohet menjëherë furnizimi me armë i Turqisë”, argumentoi udhëheqësja Sahra Wagenknecht, cituar nga Deutsche Welle. Cem Ozdemir i Partisë së Gjelbër, me origjinë turke, dhe kritikues i presidentit Rexhep Taip Erdogan, tha se tërheqja e trupave nga Turqia do të dërgonte një mesazh të qartë në Ankara, e cila është sipas tij, “në procesin e humbjes së fundit ndaj respektit të Evropës”. Disa aleatë të NATO-s kanë trupa të stacionuara në Incirlik. Gjermania ka rreth 240 avionë Tornado që të cilat janë misioni zbulimi në Siri dhe në Irak. Gjermania po diskutonte për investime miliona dollarësh në këtë bazë dhe vendosjen e trupave afatgjatë atje. Turqia do të përfitonte jo pak për shkak të këtij investimi.

Artikulli paraprakARMET E RËNDA TË CILAT PRITET T’I KETË USHTRIA E KOSOVËS
Artikulli tjetërSESI TË SHTOJMË NDJEKËSIT NË INSTAGRAM